Tiranë/ 49-vjeçari plagoset me thi'kë afër shkollës 'Petro Nini Luarasi', në gjendje të rëndë! Arrestohet autori i dyshuar (EMRI)

Aktualitet

policia-shkoder-naten.png

Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të shkollës “Petro Nini Luarasi” në Tiranë. I plagosuri i identifikuar si Kreshnik Cara, 49 vjeç ka marrë një goditje në pjesën e barkut.

 Ai është transportuar me urgjencë në spital, ku edhe i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirugjikale. Burime bëjnë me dije se 49-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

 Ndërkohë, policia ka identifikuar autorin e dyshuar të plagosjes. Edhe pse iku nga vendi i ngjarjes,arratia nuk zgjati shumë pasi u prangos nga policia.

Tiranë P

lagosi me mjet prerës 49-vjeçarin, falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Marko Boçari” ishte dëmtuar me mjet prerës shtetasi K. C., 49 vjeç, shkuan në vendngjarje për të sqaruar autorësinë dhe rrethanat e rastit.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm dhe veprimeve të shpejta hetimore e operacionale, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga autori i dyshuar, shtetasi T. N., 50 vjeç.

 Nga veprimet e deritanishme hetimore dyshohet se 50-vjeçari ka plagosur me mjet prerës 49-vjeçarin, pas një konflikti për motive të dobëta.

I dëmtuari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

ME TE LEXUARAT