"Në pjesën më të madhe të vendit pritet të..." moti sot, 26 shtator 2026

Gjatë ditës së sotme, 26 shtator 2026, Shqipëria do të mbetet nën ndikimin e një situate atmosferike relativisht të qëndrueshme. Pjesa më e madhe e territorit do të ketë intervale me diell, të ndërthurura me vranësira mesatare dhe herë-herë të dendura, kryesisht në zonat malore.
Në relievet malore priten reshje të dobëta dhe të përkohshme shiu, ndërsa në orët e pasdites kthjeNllimet do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit.
Era do të jetë nga verilindja në Veriperëndim, me një shpejtësi mesatare prej rreth 9 m/s. Në bregdet dhe në zonat e luginave, ajo mund të forcohet deri në 16-18 m/s.
Në hapësirën detare parashikohet dallgëzim me forcë 3-4 ballë.


