Ndarja e re territoriale/ Këshilli Bashkiak i Belshit voton kundër bashkimit me Elbasanin

Aktualitet

1790606332-keshillibashkiakibelshit-6aba7c9f6bb8c.jpg

​Këshilltarët argumentuan arsyen e votës së tyre, se përse bashkia me potencial të rëndësishëm turistik duhet të qëndrojë më vete dhe të vetë administrohet.

Këshilli Bashkiak i Belshit është shprehur kundër bashkimit me Bashkinë e Elbasanit.

Nga 21 këshilltarë në total, 7 prej tyre, nga PD, votuan kundër bashkimit me Elbasanin, 10 abstenuan, ndërsa 4 votuan pro.

Edhe pse projekti i PS për reformën territoriale u kundërshtua, debate pati mes këshilltarëve për shkak të votës abstenim të këshilltarëve të PS.

Këshilltarët argumentuan arsyen e votës së tyre, se përse bashkia me potencial të rëndësishëm turistik duhet të qëndrojë më vete dhe të vetë administrohet.

​Ajo që të bie në sy në Belsh është indiferenca qytetare sa i përket Reformës Territoriale. Konsultimet publike u thirrën dy herë dhe në të dyja rastet dështuan.

Këshilli bashkiak i Belshit arriti të marrë mendimin e vetëm një numri të vogël qytetarësh gjatë takimit në qytet.

ME TE LEXUARAT