Kryeministri Rama mbërrin nga New York në orën 13:00 / Burimet qeveritare tregojnë çfarë pritet të deklarojë nga salla VIP në Rinas

Kryeministri Rama mbërrin nga New York në orën 13:00 / Burimet qeveritare tregojnë se çfarë pritet të deklarojë nga salla VIP në Rinas
Njoftimi i kryeministrit Edi Rama për t’iu drejtuar me një mesazh shqiptarëve nga salla e shtypit e Aeroportit “Nënë Tereza”, sapo të mbërrijë nga New York, ka prodhuar një mori hamendësimesh dhe aludimesh.
Nga terminali VIP në Rinas mësohet se kryeministri pritet të mbërrijë rreth orës 13:00.
“Gjithçka mbetet hermetike për përmbajtjen e asaj që pritet të deklarojë kryeministri. Por një burim qeveritar, i cili ndodhej me kryeministrin në SHBA, nuk dha detaje specifike, por u shpreh se ‘do të jetë një qëndrim për situatën aktuale’”.
Nuk përjashtohet mundësia që kryeministri të flasë për mënyrën e zgjedhur nga prokurorët e SPAK në marrjen si të pandehur të ish-shefes së SHISH, Vlora Hyseni, kur ajo ishte jashtë vendit, sikurse vetë kreu i qeverisë ndodhej në SHBA për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.


