V'rau gruan e më pas qëlloi vetëveten në Malishevë/ Ja si paraqitet gjendja shëndetësore e 26 vjeçarit

Kosovë&Rajon

V'rau gruan e më pas qëlloi vetëveten në

Egzon Bytyqi është duke u trajtuar në QKUK, pasi dyshohet se ka vrarë gruan dhe më pas ka tentuar vetëvrasjen, ku ka mbetur i plagosur rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të së hënës në fshatin Kërvasëri në komunën e Malishevës. Zëdhënësja e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla, tha se gjendja e Egzonit vazhdon të mbetet e njëjtë, ndërsa po vazhdon të trajtohet nga stafi shëndetësor i Qendrës Emergjente.

“Lidhur me rastin e raportuar më datë 24 gusht 2026 në Qendrën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ju njoftojmë se gjendja shëndetësore e pacientit, 26-vjeçar, vazhdon të jetë e njëjtë.

Pacienti është duke marrë trajtim mjekësor dhe vazhdon të jetë nën përkujdesjen e stafit shëndetësor në Qendrën Emergjente të QKUK-së”, ka thënë Qyqalla.

ME TE LEXUARAT