Profili/ Kush është Bekim Sejdiu, kandidati konsensual për President te Kosovës

Kosovë&Rajon

Profili/ Kush është Bekim Sejdiu, kandidati konsensual për
Bekim Sejdiu është emri për të cilin kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku janë dakordësuar për të marrë postin e Presidentit të Republikës së Kosovës.

Por kush është Bekim Sejdiu?

Bekim Sejdiu, i lindur në vitin 1974, ka shërbyer si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, ndërsa më herët ka pasur një karrierë në diplomaci.

Ai ka shërbyer si ambasador i Kosovës në Turqi (2008-2012) dhe si Konsull i Përgjithshëm në Nju-Jork (2012-2014).

Para se të caktohej Ambasador, gjyqtari Sejdiu ka shërbyer si këshilltar politik në Kabinetin e ministrit të parë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës.

Sejdiu është gjithashtu profesor në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës që nga viti 2002.

Studimet juridike i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës, ndërsa ka kryer edhe studime pasuniversitare në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Ka doktoruar në fushën e studimeve ndërkombëtare dhe diplomatike.

Tashmë që palët u dakordësuan, emri i Bejkim Sejdiut do të kalojë për votim në Kuvend. Për të votuar emrin e presidnetit të ri, kërkohet prania e të paktën 80 deputetëve në sallë, ndërsa në dy rundet e para kandidati duhet të marrë dy të tretat e votave të të gjithë deputetëve, pra 80 vota.

Në rundin e tretë mjafton shumica e të gjithë deputetëve, përkatësisht 61 vota.

ME TE LEXUARAT