Raiffeisen Bank pranon sulmin kibernetik: Persona të pa autorizuar morën aksesin e faqes

Kosovë&Rajon

Raiffeisen Bank pranon sulmin kibernetik: Persona të pa autorizuar

Faqja zyrtare e Bankës Raiffeisen në Kosovë në rrjetin social Facebook është hakuar, shkruan Insajderi.

Para pak minutave, në llogarinë e Raiffeisen Bank është publikuar një fotografi e një personi dhe në mbishkrim thuhet ‘hacker’.

Raiffeisen Bank pranon sulmin kibernetik: Persona të pa autorizuar

Banka Raiffeisen ka dalë me njoftim pasi faqja e tyre zyrtare në Facebook u hakua, shkruan Insajderi.

Në njoftim thuhet se faqja u komprometua nga individë të paautorizuar dhe se kanë marr masa të menjëhershme që faqja të sigurohet.

“Faqja e bankës sonë në Facebook së fundmi është komprometuar nga individë të paautorizuar para pak minutash.

Qasja e paautorizuar ishte e kufizuar vetëm në përditësimin e fotografisë së profilit të faqes sonë.

Në çdo moment kemi pas qasje ne llogari dhe kemi marr masa të menjëhershme që të sigurojmë faqen“, thuhet në reagim.

ME TE LEXUARAT