Tragjedi në Kroaci, rrëzohet një aeroplan i vogël, 4 të vdekur, 2 të zhdukur

Kosovë&Rajon

Tragjedi në Kroaci, rrëzohet një aeroplan i vogël, 4 të

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë.

“Sipas informacionit që kemi aktualisht në dispozicion, katër persona kanë humbur jetën”, tha policia, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Mediat kroate raportuan se operacionet e kërkimit janë duke u zhvilluar.

Sipas njoftimeve, ekipet e shpëtimit po kërkojnë edhe dy persona të tjerë. Aeroplani raportohet se po udhëtonte nga Gjermania.

ME TE LEXUARAT