I riu shqiptar nga Kosova vritet me armë në Suedi, dyshohet se u ngatërrua në përplasje bandash

Kosovë&Rajon

I riu shqiptar nga Kosova vritet me armë në Suedi, dyshohet se u

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në orët e vona të së dielës në Suedi, ku një i ri shqiptar është qëlluar për vdekje me armë zjarri.

Lajmi është bërë i ditur nga reagimet e familjarëve dhe të afërmve në rrjetet sociale, të cilët shprehen se viktima, i identifikuar si Genti Maksutaj me origjinë nga Kosova, dyshohet të jetë vrarë gabimisht. Ai mendohet se ishte kalimtar i rastit në momentin kur një përplasje mes grupeve kriminale ka përshkallëzuar në përdorimin e armëve.

Babai i viktimës ka reaguar me një mesazh prekës në Facebook, duke shkruar: “U prehsh në paqe djali jem. Përjetë në zemrat tona. Babi të do shumë.”

Autoritetet suedeze po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. Ndërkohë, një person rreth 18 vjeç është ndaluar në orët e para të mëngjesit të sotëm në lidhje me rastin.

Sipas mediave suedeze, policia është njoftuar për të shtëna me armë rreth orës 21:00 në zonën Kvarngärdet në Uppsala. Me mbërritjen në vendngjarje, forcat e rendit kanë nisur hetimet intensive për sqarimin e motivit dhe rrethanave të ngjarjes.

Deri tani, dyshohet se vrasja mund të ketë lidhje me përplasje mes grupeve kriminale, megjithatë autoritetet nuk kanë konfirmuar ende zyrtarisht motivin e ngjarjes.

ME TE LEXUARAT