Greqi / Kishte shkuar për pushime me prindërit, 11-vjeçarja gjendet pa shenja jete në një pishinë në Kretë

Kosovë&Rajon

Greqi / Kishte shkuar për pushime me prindërit, 11-vjeçarja

Një vajzë 11-vjeçare nga Polonia ka humbur jetën tragjikisht në Kretë, pasi u gjet pa ndjenja në pishinën e një hoteli në zonën e Platanias, në Hania.

Fëmija ndodhej me pushime në Kretë së bashku me prindërit e saj. Sipas raportimeve, vajza u nxor nga pishina pa ndjenja dhe ekipet e shpëtimit nisën menjëherë përpjekjet për ta rikthyer në jetë.

11-vjeçarja u dërgua në Departamentin e Urgjencës, ku mjekët vijuan përpjekjet për ta rikthyer në jetë, por fatkeqësisht pa sukses.

Rrethanat se si vajza përfundoi në pishinë mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

ME TE LEXUARAT