EMRI/ Vodhi “Audin Q5” dhe tentoi të arratiset, 35-vjeçari në Shqipëri pa dokumente, refuzon deklarimin në polici!

Të tjera detaje janë mësuar në lidhje me arrestimin e 35-vjeçarit italian, i cili pasi vodhi një Audi Q5 tentoi të arratisej, por pasi përplasi disa makina dhe lëndoi një polic ai u arrestua.
Bëhet fjalë për shtetasin e identifikuar si Angelo Esposito, ndërsa mësohet se ai nuk ka pranuar të japë asnjë deklarim para policisë, madje nuk i është gjetur asnjë dokument me vete.
Pas arrestimit, policia është lidhur me Ambasadën Italiane në Tiranë për të marrë më shumë informacion si dhe për aktivitetin dhe qëndrimin e tij në Shqipëri.
Deri në këtë fazë mbeten të paqarta arsyet e hyrjes së 35-vjeçarit në Shqipëri, si dhe koha kur ai ka mbërritur në vendin tonë.
Autoritetet shqiptare pritet të marrin informacion shtesë nga pala italiane për të sqaruar rrethanat e qëndrimit të tij në Shqipëri dhe për të verifikuar të dhënat e tij.
Angelo Esposito u arrestua pas një ndjekjeje policore, pasi dyshohet se kishte vjedhur një “Audi Q5”. Gjatë tentativës për t’u larguar, ai përplasi disa automjete dhe goditi me makinë një punonjës policie, i cili pësoi dëmtime të lehta në krah.


