81 vite burg për ish-krerët e UÇK-së, studentët e universiteteve nisin marshimin në Kosovë

Kosovë&Rajon

81 vite burg për ish-krerët e UÇK-së, studentët e

Studentët e universiteteve të Kosovës kanë nisur marshimin nga Qendra e Studentëve në Prishtinë, në shenjë kundërshtimi ndaj aktgjykimeve ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë marshimit, studentët kanë përmendur emrat e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit, Jakup Krasniqit, Sali Mustafës dhe Pjetër Shalës, të cilët janë dënuar nga Dhomat e Specializuara për akuza që lidhen me krime lufte dhe vepra të tjera penale.

Të gjithë këta janë të dënuar nga Gjykata Speciale për krime lufte. Ish-krerët e UÇK-së u dënuan me 81 vite burg në total.

 

ME TE LEXUARAT