1 mijë euro për ta vrarë Vuçiç! Kush është i riu që kërcënon presidentin serb, postime edhe kundër Shqipërisë

Autoritetet serbe kanë nisur një hetim urgjent pas një postimi të publikuar në Instagram, ku, sipas mediave në Serbi, ofroheshin para për vrasjen e presidentit Aleksandar Vuçiç.
Sipas raportimeve, Departamenti Special për Luftën kundër Krimit të Teknologjisë së Lartë pranë Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd ka urdhëruar policinë të identifikojë autorin e postimit dhe të ndërmarrë veprimet e nevojshme. Llogaria mban emrin “__xxaney__” dhe postimet kundër presidentit janë të shumta.
Në postimin e publikuar në rrjetin social, krahas një fotografie të Vuçiçit, është shkruar një mesazh kërcënues, ku ofrohen 1 mijë euro për vrasjen e presidentit serb.
Nga ana tjetër, shihet se ka dhe postime kundër Shqipërisë dhe liderëve të më parshëm serbë, që i akuzon se shitën Kosovën.


