Zjarri tragjik në Crans-Montana, prokuroria heton dy përgjegjësit e sigurisë që nuk kryen kontrolle

Bota

Zjarri tragjik në Crans-Montana, prokuroria heton dy përgjegjësit

Hetimet për zjarrin vdekjeprurës në lokalin “Le Constellation” në Crans-Montana po thellohen, katër javë pas ngjarjes tragjike.

Prokuroria vendase ka ngritur akuza edhe ndaj dy personave të tjerë, përveç çiftit Jacques dhe Jessica Moretti, që zotëronin lokalin.

Sipas mediave zvicerane, hetimi ishte hapur fillimisht ndaj një ish-përgjegjësi të sigurisë, i cili kishte kryer disa kontrolle kundër zjarrit në ambientet e barit. Hetimi synon të sqarojë nëse ka pasur përgjegjësi penale për mangësitë e konstatuara në mbikëqyrjen e ambienteve publike.

Më pas, prokuroria ka vënë nën akuzë edhe shefin aktual të shërbimit të sigurisë publike në komunën e Crans-Montana, i cili pritet të shpjegojë pse komuna nuk ka kryer kontrolle në bar që nga viti 2019, ndonëse këto verifikime duhet të realizohen çdo vit.

Ish-përgjegjësi i sigurisë do të merret në pyetje më 9 shkurt, ndërsa shefi i shërbimit të sigurisë më 6 shkurt.

Në mesin e të akuzuarve janë edhe Jacques dhe Jessica Moretti, drejtues të barit që nga viti 2015.Zjarri, që shpërtheu natën e Vitit të Ri, shkaktoi një bilanc tragjik: 40 persona humbën jetën dhe 116 të tjerë u plagosën, ndër të cilët 20 minorenë.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar përgjegjësitë në një nga tragjeditë më të rënda të viteve të fundit në Zvicër.

ME TE LEXUARAT