Zbulime të reja rreth marrëdhënies së Andrew me Epstein, ish-princi i dërgonte raporte për udhëtimet jashtë vendit

Bota

Zbulime të reja rreth marrëdhënies së Andrew me Epstein,

Andrew Mountbatten-Windsor, ish-princi që humbi titujt e tij për shkak të skandalit, dërgonte raporte mbi vizitat jashtë vendit që kryente si përfaqësues tregtar i Mbretërisë së Bashkuar tek Jeffrey Epstein, sipas dokumenteve të fundit të publikuara në lidhje me çështjen e shumëdiskutuar.

Më 30 nëntor 2010, ish-princi mori një email nga asistenti i tij i veçantë me titullin “Raporte vizitash në Azinë Juglindore”.

Në email, dërguar “Dukës”, Amit Patel shkruante se kishte bashkëngjitur “raporte vizitash për Vietnamin, Singaporin, Hong Kongun dhe Shenzhenin në lidhje me vizitën tuaj të fundit në Azinë Juglindore”.

Pesë minuta më vonë, Andrew dërgoi më tej detajet pa koment shtesë në një adresë që dihet se përdorej nga Epstein.

Ish-princi ishte përfaqësues i Mbretërisë së Bashkuar për tregtinë dhe investimet nga viti 2001 deri në korrik 2011. Në këtë rol, ai shpesh promovonte interesat britanike në biznes jashtë vendit. Ende nuk është e qartë se çfarë detajesh përfshiheshin në raportet e dërguara.

Email-et janë dërguar dy vite pas se Epstein u shpall fajtor si kriminal seksual dhe kaloi kohë në burg. Ai pranoi fajësinë në 2008 për nxitje në prostitucion dhe nxitje në prostitucion të personave nën 18 vjeç dhe u dënua me 18 muaj burg.

Zbulime të reja rreth marrëdhënies së Andrew me Epstein,

Shqetësim në pallat

Zbulimet kanë shkaktuar një trazim të ri në pallat, pasi përpjekjet për të larguar lidhjet e Andrew me Epstein, i cili u zhvendos me urgjencë në Sandringham me urdhër të Charles-it, nuk duket se kanë dhënë rezultat.

Aktualisht, Mbreti dhe rrethi i tij mbajnë heshtje, por kjo nuk është e njëjtë për disa anëtarë të tjerë të familjes mbretërore.

Në një deklaratë të bërë në emër të William-it dhe Kate-it, një zëdhënës i Pallatit Kensington tha: “Mund të konfirmoj se Princi dhe Princesha janë thellësisht të shqetësuar për zbulimet e vazhdueshme. Mendimet e tyre mbeten të përqendruara tek viktimat.”

Gjatë një vizite në Dubai javën e kaluar, Princi Edward, vëllai më i vogël i Mbretit, u detyrua të komentonte mbi skandalin në vazhdim.

Si i pari anëtar i familjes mbretërore që reagoi pas publikimit të fundit të dosjeve të Epstein, ai tha se ishte “e rëndësishme të mos harroheshin viktimat”.

ME TE LEXUARAT