Vrasja e mafiozit grek, arrestohen 4 persona, mes tyre dy shqiptarë

Policia greke ka arrestuar katër persona të dyshuar për përfshirje në vrasjen e mafiozit grek Giorgos Moschouris, i njohur si “Thamnakia”, ngjarje e ndodhur në prill 2025 në Chalandri.
Operacioni u zhvillua më 6 maj pas një hetimi disa mujor nga Departamenti i Vrasjeve.
Sipas autoriteteve, të arrestuarit janë dy shtetas grekë me origjinë shqiptare, Dhionis Kokoni dhe një person me mbiemrin Jupe, si edhe dy shtetas grekë të identifikuar si Dhimitris Aleksopoulos dhe Aleksandros Petropoulos.
Policia dyshon se ata kishin rol mbështetës në ekzekutim, duke siguruar armë, automjete dhe transport për autorët e huaj që mbërritën në Greece vetëm për të kryer atentatin dhe më pas u larguan.
Hetimet janë fokusuar edhe te figura e njohur si “Entik”, i konsideruar nga autoritetet si një personazh kyç i mafias rusishtfolëse, i cili dyshohet se ndodhet në Dubai.
Sipas policisë, motivi i vrasjes lidhet me konfliktet për kontrollin e kontrabandës së duhanit.
Katër të arrestuarit akuzohen gjithashtu për përfshirje në raste të tjera të krimit të organizuar, përfshirë shpërthime me eksploziv dhe survejim të paligjshëm.
Megjithatë, autorët e drejtpërdrejtë të ekzekutimit mbeten ende në kërkim.
Giorgos Moschouris u vra më 24 prill 2025 jashtë një klinike private në Chalandri, ku autorët i ngritën pritë dhe e qëlluan me kallashnikov teksa po shkonte drejt automjetit të tij.


