Trump: I thashë Netanyahut të mos godiste centralet energjetike, nuk do ta bëjë më
Lajmifundit
/
19 Mars 2026, 18:24
Bota

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se ka folur me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe e ka udhëzuar atë të ndalojë sulmet ndaj impianteve iraniane të naftës dhe gazit.
"I thashë të mos e bënte dhe ai nuk do ta bëjë përsëri", tha Trump.
Më tej Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli janë "të pavarura", por "shkojnë shumë mirë".
"Gjithçka është e koordinuar. Por herë pas here ai bën diçka që nuk më pëlqen," tha presidenti amerikan/Shqiptarja


