“Eja me ne se kemi një surprizë”/ 17-vjeçarja u dhunua nga 3 vajzat në Fier, flet nëna: I kishin zënë pritë pasi…

Aktualitet

“Eja me ne se kemi një surprizë”/ 17-vjeçarja u

Një video e shpërndarë në rrjetet sociale ku tre vajza kanë dhunuar një adoleshente ka tronditur opinionin publik.

Nëna e 17-vjeçares së dhunuar tregon se si e ka marrë vesh ngjarjen, ndërsa e prekur nga gjithçka e ndodhur tregon momentet e vështira kur e bija i ka rrëfyer gjithçka

“Kam një muaj që kam bërë denoncim por asgjë nuk u zgjidh. Kam një muaj që nuk vë gjumë në sy nga tmerri. Vajzën e mora dhe e çova në një kurs për parukeri. E prisja si çdo ditë por më erdhi një telefonate që vajza ishte sëmurë, kishte bërë serum por nuk kishte treguar gjë njeriu.

Më merr burri dhe më thotë: “Goca ishte sëmurë.” Hajde, thashë, ndoshta ka kaluar diçka, si gjithë moshataret. Shkoj për të marrë gocën, se nuk doja që të priste autobusin e orës 16:00. Goca më vjen me vrap, e tmerruar. E shoh me serumin në dorë. I them: “Çfarë ke, moj të keqen mami, pse je vrarë? Kush të ka vrarë?” “Asgjë, thjesht bëra një serum dhe nga që isha vetëm në spital, u çorra” më tha

“Po ti ke syrin të nxirë, moj bijë”, i thashë. “Ti ke mjekrën të nxirë”, i thashë. “Flokët e tu pse më duken kështu?”, i thashë.

Kur erdhëm në shtëpi u mundova të zbuloja diçka por nuk më tregonte.

Tha se gjoja i kishin hapur nga këto rrjetet sociale. Pastaj më tregon: “Më dhunuan 3 goca.”
“Pse moj bijë? Unë të çoj për në kurs, të prisja të vije në shtëpi. Mos ndoshta i ke ngacmuar gocat?”, i thashë.

“Jo moj mam se nuk kam asgjë me gocat. Thjesht më thanë: ‘Hajde me mua se kemi një surprizë’.”

Thjesht shoqe rastësisht. Më duket ishte takuar një herë, dy herë mos gaboj. Ato i kishin dalë para pasi kishte dalë goca nga kursi.

Aty u mërzit goca. Ishte ora 6 e pasdites. I thashë: “Të ka ndodhur diçka. Mamin e ke pranë.” Filloi të qante e të dridhej. Shkojmë në polici pastaj ku bëmë dhe denoncimin”, shprehet ajo.

 

ME TE LEXUARAT