Tronditëse! 27-vjeçari vret të ëmën, pastaj var veten

Bota

Tronditëse! 27-vjeçari vret të ëmën, pastaj var veten


Një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Mantovana të Italisë. Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur të enjten, para orës 13:00. Siç bëhet e ditur, një 27-vjeçar mbyti nënën e tij 59-vjeçare dhe më pas telefonoi në 118. Por, para se të mbërrinin ekipet e emergjencës, ai i mori jetën edhe vetes.

Viktimat janë Luca Zapparoli dhe Licia Iori. "Unë e vrava nënën time”, citohet të ketë thënë 27-vjeçari në telefonatën e bërë në 118, duke u vetëvarur menjëherë pas kësaj.

Ata u përpoqën ta telefononin mbrapsht, por ai nuk u përgjigj. Pasi u gjet gjurma e telefonatës, ambulancat dhe karabinierët shkuan në vendngjarje, por për të dy ishte tepër vonë, trupi i nënës ishte në dhomën e gjumit, djali ishte varur.

ME TE LEXUARAT