Arti në zi! Ndërron jetë reperi i famshëm

Showbiz

Arti në zi! Ndërron jetë reperi i famshëm

 

Reperi i njohur, DMX është ndarë nga jeta në moshën 50-vjeçare. Këtë lajm e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerit.

“Ne jemi shumë të pikëlluar të njoftojmë sot se i dashuri ynë, DMX, emri i të cilit është Earl Simmons, vdiq në moshën 50-vjeçare në Spitalin White Plains”, thuhej në njoftimin e tyre.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai ishte shtruar në spital që java e kaluar kur pësoi sulm në zemër në shtëpinë e tij në New York. Qindra persona thuhet se u mblodhën të hënën për t’u lutur dhe për të ofruar mbështetje për DMX, ndërsa ai mbetej i shtruar në spital pas një sulmi në zemër që pësoi të premten.
“News 12” raportoi se rreth 500 njerëz u mblodhën jashtë White Plains, në Nju Jork, spitalin ku reperi po trajtohej.

Arti në zi! Ndërron jetë reperi i famshëm

Avokati i tij, Murray Richman, konfirmoi për CNN të dielën se DMX kishte pësuar një sulm në zemër rreth orës 11:00 të premten në shtëpinë e tij në White Plains dhe u dërgua me anë të ambulancës në një spital lokal. Ai shtoi se ai nuk e dinte se çfarë mund të ketë bërë që reperi të ketë pasur një sulm në zemër.

DMX, emri i vërtetë i të cilit është Earl Simmons, u fut në skenën e repit amerikan në vitet 1990, me këngë si “Party Up” dhe “Get At Me Dog”.

50-vjeçari gjithashtu ka luajtur edhe në mbi 40 filma, më të famshmit “Romeo Must Die” me këngëtaren e famshme Aaliyah pak para se ajo të ndërronte jetë, dhe “Never Die Alone”.
Reperi ka marrë tre nominime ”Grammy” , në vitin 2000 dhe 2001. Dy ishin për Performancën më të mirë “Rap Solo” dhe e treta ishte për Rap-in më të mirë.
 

ME TE LEXUARAT