Sa vatra zjarri po "përvëlojnë" Shqipërinë? Ministria e Mbrojtjes del me njoftimin e rëndësishëm për qyetarët

Aktualitet

Sa vatra zjarri po "përvëlojnë" Shqipërinë?

Deri në orën 14:00, datë 17 gusht 2026, në territorin e vendit janë regjistruar 12 vatra zjarri, nga të cilat 7 mbeten aktive dhe 3 janë në monitorim. 

Në operacionet e shuarjes janë angazhuar 467 forca operacionale dhe 34 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura mbështesin operacionet me 120 efektivë, 2 automjete zjarrfikëse, 2 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor.

 

 

Vatrat kryesore aktive dhe angazhimi:

Mali i Dajtit, Tiranë – vijon puna e forcave operacionale, të mbështetura nga 50 efektivë të FA dhe 2 helikopterë të Forcës Ajrore. Nuk ka rrezik për zonat e banuara. Në Vakumone, situata është nën kontroll dhe zjarri i izoluar, ndërsa Priska vijon në monitorim.

Gurë-Lurë, Dibër – vijon angazhimi i fuqishëm me 180 forca bashkiake, 15 forca policore, 30 efektivë të FA dhe 2 avionë Air Tractor. Korridoret e hapura kanë penguar përhapjen drejt banesave dhe aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Qafë Helmës – zjarri është fikur nga krahu i Bulqizës dhe vijon vetëm drejt Selishtës, pa rrezik për zonat e banuara. Në Bruç, Mat, operacioni vijon në terren të vështirë, gjithashtu pa rrezik për banesa.

Lufaj, Mirditë – vijon puna e strukturave në terren. 2 mjete zjarrfikëse të FA me 9 efektivë janë pozicionuar pranë banesave në lagjen Caraj për gatishmëri, ndërsa aktualisht vatra nuk paraqet rrezik për banesat.

Fushë-Lajë, Pukë – operacioni vijon me 2 automjete zjarrfikëse, 9 efektivë MZSH, 7 forca pyjore, 46 forca bashkiake, 16 vullnetarë dhe 40 efektivë të FA. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Situata paraqitet në përmirësim në disa prej vatrave, ndërsa kapacitetet tokësore dhe ajrore vijojnë të jenë të përqendruara në zonat aktive.

AKMC po ndjek në vazhdimësi situatën dhe koordinon angazhimin e strukturave të sistemit të Mbrojtjes Civile për izolimin dhe shuarjen e plotë të vatrave.

ME TE LEXUARAT