“Tirana e Vogël” në Londër/ Media britanike: Si bandat shqiptare drejtojnë tregun e kokainës me vlerë 5 miliardë paund

Mediat britanike raportojnë disa pamje filmike që dyshohet se tregojnë një grup të maskuar që identifikohet si shqiptar, duke filmuar veten në TikTok gjatë bastisjes së një “shtëpie bari”.
Në video shihen persona të maskuar që përdorin pajisje me skaner infra të kuq për të lokalizuar nxehtësinë e llambave të kultivimit të kanabisit në shtëpi periferike, të ashtuquajtura “shtëpi bari”.
Sipas raportimeve, grupi më pas hyn në objekt, merr bimë kanabisi dhe pozon për kamerë, ndërsa në sfond dëgjohet muzikë dhe shfaqen mbishkrime provokuese.
Pamjet dyshohet se janë regjistruar në West Yorkshire dhe janë publikuar në rrjete sociale, duke nxitur reagime të forta nga autoritetet dhe mediat lokale.
Raportimet britanike i lidhin këto raste me një seri videosh të tjera që shfaqin aktivitete të ngjashme kriminale në zona të ndryshme të Londër, përfshirë zona si Barking dhe Southgate, ku më herët janë dokumentuar edhe grupe kriminale të strukturuara.
Autoritetet në Mbretëria e Bashkuar vijojnë hetimet mbi këto pamje dhe rrjetet e dyshuara të kultivimit dhe trafikimit të kanabisit në shkallë të gjerë.


