Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare në Kamëz, Kurbin, Selenicë dhe Dropull (VKM)

Politikë

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare në Kamëz, Kurbin,

Këshilli i Ministrave i Shqipërisë ka miratuar shpalljen e zonave me përparësi zhvillimi në kuadër të “Paketës së Maleve” në bashkitë Kamëz, Kurbin, Selenicë dhe Dropull.

Sipas vendimeve, këto zona përfshijnë territore të gjera që do të përdoren për zhvillim ekonomik, industrial dhe turistik, me synim nxitjen e investimeve në zonat malore dhe rurale.

Në Selenicë, interesi për “Paketën e Maleve” raportohet të jetë i lartë, me mbi 150 aplikime dhe pa problematika të evidentuara deri më tani.

Në bashkinë Kamëz janë përcaktuar disa zona në Kodër Babrru, ndërsa në Kurbin përfshihen dhjetëra fshatra me sipërfaqe të konsiderueshme për zhvillim. Po ashtu, në Dropull dhe Selenicë janë shpallur zona të shumta që shtrihen në disa njësi administrative.

Sipas vendimeve, zbatimi i tyre do të ndiqet nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe bashkitë përkatëse, ndërsa efektet hyjnë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

ME TE LEXUARAT