Starmer ironizon Macronin për syzet e diellit

Syzet e diellit të presidentit francez Macron, që i përdori në forumin e Davosit, vijojnë të jenë objekt diskutimi dhe batutash nga udhëheqësit botërorë. I radhës është kryeministri britanik Keir Starmer, i cili surprizoi publikun me një shfaqje satire gjatë një eventi në Londër, ku bëri edhe një referencë për presidentin francez Emmanuel Macron.
Starmer u shfaq në skenë me syze aviatori dhe me një qëndrim ironik, duke fituar menjëherë duartrokitjet e audiencës në sallë.
Ndër të tjera, kryeministri britanik, përveçse vuri syzet e diellit, tha “Bonjour”, duke shkaktuar të qeshura në sallë, ndërsa momenti u bë viral në rrjetet sociale.
Shakaja lidhej me paraqitjen e fundit të Macron-it në Forumin Ekonomik të Davosit, ku presidenti francez u pa me syze të ngjashme.
View this post on Instagram
Keir Starmer shtoi me humor se mund t’i mbante ato syze edhe në takime ndërkombëtare, por theksoi se për punën në Parlamentin britanik i duhen syzet e zakonshme për të parë sa më mirë.
Jo vetëm Starmer, por edhe presidenti i SHBA-ve Donald Trump, gjatë forumit në Davos, e përqeshi presidentin francez për shfaqjen me syze dielli në konferencë.