Skandal në rrethin e Zelensky-t! Ish-bashkëpunëtori i ngushtë nën hetim për korrupsion dhe pastrim parash

Bota

Skandal në rrethin e Zelensky-t! Ish-bashkëpunëtori i

Një hetim i ri për korrupsion ka shtuar presionin politik mbi rrethin e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy, pasi autoritetet antikorrupsion në Ukrainë kanë njoftuar se një ish-zyrtar i lartë i administratës presidenciale dyshohet për përfshirje në pastrim parash.

Sipas autoriteteve ukrainase, ish-kreu i zyrës presidenciale dhe bashkëpunëtori i afërt i Zelensky-t, Andriy Yermak, dyshohet se ka qenë pjesë e një organizate kriminale që ka pastruar rreth 10.5 milionë dollarë përmes projekteve të banesave luksoze pranë Kiev.

Megjithëse autoritetet nuk publikuan zyrtarisht emrin e të dyshuarit, mediat vendase raportuan se bëhet fjalë për Yermak. Në një deklaratë për Radio Liberty, ai mohoi të zotëronte prona në kompleksin në fjalë dhe refuzoi të komentonte më tej.

Rasti është pjesë e një hetimi më të gjerë për korrupsion në nivelet më të larta të qeverisë ukrainase, i nisur vitin e kaluar dhe që ka shkaktuar reagime të forta publike.

Në këtë kuadër, një ish-bashkëpunëtor biznesi i Zelensky-t është akuzuar për drejtimin e një skeme ryshfeti prej 100 milionë dollarësh në agjencinë shtetërore të energjisë atomike të Ukrainës, ndërsa edhe një ish-zëvendëskryeministër është përfshirë në procedura hetimore.

Këshilltari për komunikimin i presidentit, Dmytro Lytvyn, deklaroi se është ende herët për komente pasi procedurat janë ende në zhvillim.

Për vite me radhë, Yermak është konsideruar si një nga figurat më të fuqishme në Ukrainë pas Zelensky-t, me ndikim të madh në politikën e brendshme dhe negociatat ndërkombëtare, përfshirë kontaktet e mbështetura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me Rusi.

ME TE LEXUARAT