Vdekjet tejkalojnë lindjet! Bilanc negativ për popullsinë. Në janar-mars lindën 5.146 bebe, humbën jetën 5.514 persona

Aktualitet

Vdekjet tejkalojnë lindjet! Bilanc negativ për popullsinë.

Shqipëria vijon të përballet me tkurrjen e popullsisë, ndërsa të dhënat më të fundit tregojnë se shtesa natyrore mbetet në nivele negative.

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, gjatë tre muajve të parë të vitit 2026 në vend kanë lindur 5.146 foshnje, ndërsa janë regjistruar 5.514 vdekje.

Kjo do të thotë se në tremujorin e parë të vitit, Shqipëria ka regjistruar 368 vdekje më shumë se lindje, duke rikthyer shtesën natyrore të popullsisë në territor negativ, një situatë e ngjashme me periudhën e pandemisë.

Megjithatë, raporti evidenton se lindjet kanë shënuar një rritje prej 1%, ndërsa numri i vdekjeve ka rënë me 7.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Shifrat nxjerrin sërish në pah sfidën demografike me të cilën po përballet Shqipëri, me pasoja të drejtpërdrejta në tregun e punës, ekonominë dhe skemën e pensioneve.

 

 

ME TE LEXUARAT