SHBA: Duam ta zgjidhim konfliktin përmes diplomacisë, por gati tu rikthehemi armiqësive nëse është e nevojshme
Lajmifundit
/
10 Maj 2026, 16:34
Bota

Shtëpia e Bardhë synon ta zgjidhë konfliktin me Iranin përmes diplomacisë, por është gati të rifillojë armiqësitë nëse është e nevojshme, deklaroi ambasadori i SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Mike Waltz.
"Negociatat me Iranin dhe diplomacia janë duke vazhduar, kështu që do të shohim se çfarë na ofrojnë.
Presidenti Donald Trump po i jep diplomacisë çdo mundësi të mundshme përpara se të rifillojë armiqësitë, por është absolutisht i gatshëm ta bëjë këtë", tha ai.


