Rubio: Shtetet e Bashkuara do ta rishqyrtojnë pjesëmarrjen e tyre në NATO – “Shigjeta” për Spanjën

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, la të kuptohej qëndrimi që Spanja dhe vendet e tjera të NATO-s mund të mbajnë në luftën SHBA-Izrael kundër Iranit, duke thënë se Uashingtoni mund ta rishqyrtojë pjesëmarrjen e tij në aleancë pas konfliktit.
Rubio tha se Spanja “i mohoi Shteteve të Bashkuara përdorimin e hapësirës së saj ajrore dhe u mburr me këtë”.
NATO është e dobishme për Shtetet e Bashkuara sepse lejon stacionimin e trupave dhe pajisjeve jashtë vendit, tha Rubio. “Por nëse NATO thjesht mbron Evropën në rast të një sulmi dhe më pas na mohon qasjen në baza kur kemi nevojë për to, atëherë nuk është një marrëveshje e mirë”.
“Është e vështirë të qëndrosh pas këtij qëndrimi dhe të thuash se është mirë për Shtetet e Bashkuara. Pra, e gjithë çështja duhet të rishqyrtohet”, shtoi Rubio, duke theksuar se NATO “nuk mund të jetë një rrugë me një drejtim”.
“Shpresojmë që ta rregullojmë këtë. Do të kemi kohë ta adresojmë më vonë”, tha ai./Lajmi i Fundit


