Rritet çmimi i naftës në nivel global, çfarë po ndodh me karburantet pas tensioneve ushtarake në Lindjen e Mesme?

Bota

Rritet çmimi i naftës në nivel global, çfarë po
Çmimi i naftës së papërpunuar Brent, indeksi global i naftës, u rrit me 2.3% të mërkurën në mëngjes, duke u tregtuar me100 dollarë për fuçi për herë të parë që nga korriku, përpara se të pësonte një uljen të lehtë, ndërsa çmimi i naftës së papërpunuar amerikane arriti në 94 dollarë për fuçi.

Rritja e tyre erdhi si pasojë e  përshkallëzimit të luftës SHBA-Iran, por edhe pasi militantët Huthi të mbështetur nga Teherani sulmuan Arabinë Saudite një ditë më parë.

Tensionet mbi Ngushticën e Hormuzit po nxisin shqetësime se anijet cisternë të naftës do të vazhdojnë të përballen me pengesa në përpjekjen për të kaluar në rrugën jetike ujore, pasi SHBA-të goditën katër cisterna nafte iraniane në Gjirin e Omanit dhe një pranë Ishullit Kharg në përgjigje të përpjekjeve për sulme me raketa balistike ndaj një anijeje luftarake të Marinës Amerikane, bëri me dije Komanda Qendrore Amerikane.

Ishulli Kharg, i vendosur në Gjirin Persik, është një rajon kyç për eksportet e naftës së Iranit. Në përgjigje Teherani tha se goditi një bazë ushtarake amerikane në Jordani ndërsa paralajmëroi gjithashtu se objektiv i sulmeve të saj do të jenë edhe anijet cisternë të naftës pranë Kuvajtit dhe Bahreinit dhe u bëri thirrje ekuipazheve të largoheshin nga anijet e tyre.

SHBA ka rritur gjithashtu presionin ekonomik mbi Iranin, ndërsa si masë të fundit vendosi sanksione ndaj të gjitha linjave të mbetura ajrore në Iran.

Departamenti amerikan i Thesarit sanksionoi 36 subjekte dhe individë, përfshirë 27 linja ajrore iraniane, kompani të huaja dhe një individ, të cilët akuzohen se kanë ndihmuar rrjetet e sanksionuara të aviacionit të Iranit për të siguruar avionë, pjesë këmbimi për avionë dhe teknologji të tjera.

ME TE LEXUARAT