Franca në alarm për Hantavirusin! Përkeqësohet gjendja shëndetësore e pasagjeres në anijen “MV Hondius”

Bota

Franca në alarm për Hantavirusin! Përkeqësohet gjendja

Franca ka rritur nivelin e gatishmërisë pas konfirmimit të rastit të parë me Hantavirus te një pasagjere franceze e riatdhesuar nga anija turistike MV Hondius, ndërsa autoritetet kanë nisur gjurmime të gjera dhe izolimin e kontakteve të saj.

Ministri francez i Mbrojtjes, Sébastien Lecornu, zhvilloi një mbledhje urgjente për të vlerësuar situatën dhe masat e mëtejshme që mund të merren.

Zëdhënësja e qeverisë, konfirmoi se gruaja ka rezultuar pozitive dhe se janë identifikuar tashmë 22 kontakte të dyshuara. Sipas saj, kontaktet e afërta do të qëndrojnë në izolim për 42 ditë.

Ndërkohë, ministrja e Shëndetësisë bëri të ditur se pacientja ishte mes pesë shtetasve francezë të kthyer nga MV Hondius dhe të izoluar në Spitali Bichat.

Sipas saj, gjendja e pacientes u përkeqësua gjatë natës dhe analizat laboratorike konfirmuan infektimin me virusin.

Autoritetet franceze kanë nisur gjithashtu gjurmimin e pasagjerëve që kanë udhëtuar në fluturimet Shën Helena–Johanesburg dhe Johanesburg–Amsterdam, ku disa persona janë vendosur në izolim.

Ndërkohë, pamjet nga Tenerife, ku disa pasagjerë u panë pa respektuar siç duhet masat mbrojtëse pas zbritjes nga anija, kanë shkaktuar reagime të forta politike dhe publike.

Edhe drejtori i përgjithshëm i Organizata Botërore e Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, komentoi situatën duke bërë thirrje për qetësi, ndërsa autoritetet franceze vijojnë monitorimin e rasteve të dyshuara.

 

 

 

 

 

ME TE LEXUARAT