Problemet ndryshojnë udhëtimin e Papa Leone XIV! Mbreti i Spanjës i vë në dispozicion avionin e tij privat

Bota

Problemet ndryshojnë udhëtimin e Papa Leone XIV! Mbreti i Spanjës

Papa Leone XIV do të kthehet në Romë me avionin privat të mbretit të Spanjës pas problemit teknik në avionin që duhej ta transportonte Papën nga Tenerife në Romë. Pas më shumë se një ore pritjeje në bord, Papa u largua nga avioni i shoqëruar nga mbreti Felipe, i cili e kishte përshëndetur pak më herët. “Më vjen keq që duhet ta them, por kemi pasur një problem me një nga sistemet në bord”, njoftoi komandanti. “Stafi ynë po përpiqet ta zgjidhë këtë problem.”

Vonesa ndodhi kur fluturimi papnor me Papa Leone XIV në bord ishte gati të ndizte motorët dhe të vazhdonte drejt pistës së ngritjes. Sipas informacioneve nga bordi i avionit, i regjistruar me kodin EC-MDK dhe i operuar nga Iberia, kompania ajrore kryesore e Spanjës, pilotët vunë re se një nga motorët nuk po funksiononte siç duhej.

Në një mesazh të mëvonshëm drejtuar pasagjerëve, komandanti shpjegoi se “ekipi ynë i mirëmbajtjes ka sugjeruar që avioni të tërhiqet në një pozicion ku të jetë i orientuar përballë erës dhe të provohet një rindezje e motorit”. Kjo sepse “defekti mund të jetë shkaktuar nga një erë e lehtë nga pas.”

Fluturimi IB1477 me Papën, stafin e tij dhe gazetarët që e shoqëronin duhej të nisej në orën 15:20 sipas orës lokale (16:20), me mbërritje në aeroportin Fiumicino të Romës në orën 20:40, pas më shumë se katër orësh fluturim. “Avioni me të cilin Leoni XIV dhe delegacioni i Vatikanit duhej të udhëtonin drejt Romës ka pësuar një problem teknik që nuk mund të riparohet menjëherë», shpjegoi për Corriere një zëdhënëse e Iberia-s. “Të gjithë pasagjerët kanë zbritur nga avioni dhe një avion zëvendësues po dërgohet nga Madridi për të kryer fluturimin gjatë ditës së sotme.”

“Papa Leoni XIV do të kthehet në Romë me avionin e mbretit të Spanjës, i ofruar me mirësjellje nga Madhëria e Tij”, shpjeguan nga Vatikani. “Avioni do të niset rreth orës 18:00 (sipas orës lokale) dhe pritet të mbërrijë në Romë rreth orës 23:00. Personeli i Selisë së Shenjtë dhe gazetarët e fluturimit papnor do të kthehen në orët e ardhshme me një avion tjetër të vënë në dispozicion nga Iberia.”/Corriere

ME TE LEXUARAT