Shpresë për të sëmurët me Covid, kryhet transplanti i parë i indit të mushkërive nga donatorë të gjallë

Bota

Shpresë për të sëmurët me Covid, kryhet transplanti i

Për herë të parë një pacientit të infektuar me llojin e ri të coronavirusit (Covid-19) iu bë transplanti i indit të mushkërive nga donatorët e gjallë

Një grua japoneze, mushkëritë e së cilës u dëmtuan rëndë pasi u infektua me COVID-19, iu nënshtrua një operacioni që mjekët thonë se është transplantimi i parë i mushkërive të marra nga donatorë (dhurues) të gjallë.

Spitali Universitar i Kyotos tha se gruaja iu nënshtrua një operacioni që zgjati 11 orë dhe u krye nga një ekip mjekësor prej 30 personash të mërkurën, ku u transplantuan indet e mushkërive nga burri dhe djali i saj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Disa njerëz i janë nënshtruar transplantit të mushkërive si mënyrë për të përmirësuar shëndetin pas infektimit me Covid, por mjekët japonezë thonë se ky ishte transplanti i parë ku indet e mushkërive u morën nga donatorë të gjallë.

Dr. Hiroshi Date, një kirurg torakal që drejtoi operacionin, tha se ky transplant i jep shpresë pacientëve që vuajnë nga dëmtimi i rëndë i mushkërive për shkak të COVID-19.

“Ne vërtetuam se tani kemi një mundësi të transplantimit të mushkërive (nga dhuruesit e gjallë),” tha ai në një konferencë shtypi.

Pacientja u infektua me Covid-19 në fund të vitit të kaluar dhe kaloi muaj duke jetuar në gjendje kritike dhe me një pajisje që funksiononte si mushkëri artificiale, sipas Spitalit Universitar të Kiotos. Covid-19 i shkaktoi aq shumë dëmtime në mushkëri, saqë ato ishin më funksionale dhe asaj iu desh një transplant për të jetuar.

Bashkëshorti dhe djali u ofruan që të dhurojnë pjesë të mushkërive të tyre. Transplantet nga donatorët, truri i të cilëve konsiderohet “i vdekur” nga mjekët janë të rralla në Japoni, ndërsa donatorët e gjallë konsiderohen si një opsion më i mirë, sipas deklaratës së spitalit. Burri dhe djali janë në gjendje të qëndrueshme, ndërsa gruaja në kujdes intensiv. Pritet që të largohet nga spitali pas dy muajsh.

Muajin e kaluar, kirurgët amerikanë kryen një transplant të mushkërive të konsideruar si “Covid to Covid”, duke përdorur mushkëritë nga një donator i cili u shërua nga Covid-19, por vdiq nga një shkak tjetër, për një pacient në të 60-at, mushkëritë e të cilit u dëmtuan nga sëmundja.

ME TE LEXUARAT