Pavarsisht humbjes së thellë në zgjedhje, Kryeministri i Japonisë nuk tërhiqet nga detyra

Bota

Pavarsisht humbjes së thellë në zgjedhje, Kryeministri i

Koalicioni qeverisës në Japoni ka humbur shumicën e votave në Dhomën e Lartë të Parlamentit, megjithatë kryeministri Shigeru Ishiba ka deklaruar se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen.

Zgjedhjet, të mbajtura dje në një kohë rustrimi ndaj koalicionit të Partisë Liberale Demokratike (LDP) dhe partnerit të saj të vogël, Komeito, erdhën pas rritjes së çmimeve dhe kërcënimit të tarifave të vendosura nga SHBA.

Pas mbylljes së qendrave të votimit, kryeministri Ishiba tha se e pranon “me solemnitet” rezultatin “e ashpër”, por shtoi se fokusi i tij mbetet tek negociatat tregtare.

Koalicionit qeverisës kishte nevojë për 50 vende për të ruajtur kontrollin e dhomës së lartë me 248 vende, por arriti të sigurontë vetëm 47.

Opozita kryesore, Partia Demokratike Kushtetuese, doli e dyta me 22 vende.

Gjysma e vendeve në dhomën e sipërme po votohej në zgjedhjet e djeeshme, me antarët e zgjedhur për mandate gjashtëvjeçare.

Jeffrey Hall, një lektor i Studimeve Japoneze në Universitetin e Studimeve Ndërkombëtare Kanda, i tha BBC Neës se mbështetja për më shumë parti të krahut të djathtë kishte zvogëluar bazën mbështetëse konservatore të LDP-së.

"Kryeministri Ishiba konsiderohet jo mjaftueshëm konservator nga shumë mbështetës të ish-kryeministrit Shinzo Abe", tha ai.

"Ata mendojnë se ai thjesht nuk ka pikëpamjet nacionaliste mbi historinë, nuk ka pikëpamjet e forta kundër Kinës që kishte Abe."

Shinzo Abe ka qenë më parë udhëheqësi i LDP-së dhe kryeministri me shërbimin më të gjatë në Japoni, në detyrë dy herë midis viteve 2006 dhe 2007, dhe 2012 dhe 2020.

ME TE LEXUARAT