Reforma Territoriale, Rama zbarkon në Vlorë për konsultimet me qytetarët

Aktualitet

Reforma Territoriale, Rama zbarkon në Vlorë për konsultimet me

Vlorë, 12 shtator 2026 – Kryeministri Edi Rama ka mbërritur këtë pasdite në Vlorë, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale dhe propozimeve për riorganizimin e njësive të qeverisjes vendore.

Rama shoqërohet në këtë vizitë nga ministri i Brendshëm, Ervin Demo, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Vlorës, Bledi Çuçi, si dhe bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Territoriale, Arbjan Mazniku.

Takimi me qytetarët do të zhvillohet në ambientet e Pallatit të Kulturës, ku pritet të diskutohet drafti i Partisë Socialiste për reformën dhe ndryshimet e propozuara në organizimin territorial. Takimi pritet të zgjasë deri rreth orës 17:30.

Një nga çështjet që lidhet me diskutimet për reformën është edhe e ardhmja e Bashkisë së Selenicës, e cila mund të preket nga riorganizimi i propozuar territorial. Megjithatë, çdo ndryshim i strukturës së bashkive mbetet pjesë e procesit të diskutimit dhe miratimit institucional.

Pas takimit në Pallatin e Kulturës, kryeministri pritet të ndalet në Lungomare, ndërsa në axhendën e tij është edhe një vizitë në ish-Parkun Aulona, ku Rama është ndalur edhe disa ditë më parë.

Në këtë hapësirë pritet të prezantohet një prej projekteve të parashikuara për zonën, me synimin për ta transformuar atë në një hapësirë çlodhëse dhe kreative për qytetarët dhe vizitorët.

Në vijim, Rama pritet të udhëtojë drejt territorit të Bashkisë së Selenicës, ku parashikohen takime të tjera në kuadër të konsultimeve për Reformën Territoriale.

ME TE LEXUARAT