Pamje apokaliptike nga Franca/ Tornadoja shkatërrimtare lë pas 41 të pla'gosur dhe dëme të mëdha

Një tornado e fuqishme goditi disa zona të departamentit Aude në Francën jugperëndimore të hënën, duke shkaktuar dëme të mëdha, veçanërisht në fshatin Poma. Një total prej 41 personash u plagosën gjatë kalimit të tornados, ndërsa qindra shtëpi u dëmtuan.
Mediat e huaja bëjnë me dije se më i godituri ishte Pomais, një fshat me rreth 1,000 banorë i vendosur midis Carcassonne dhe Limousin.
Sipas vlerësimeve fillestare, rreth 300 shtëpi u dëmtuan, ndërsa në disa raste erërat e forta shkulën çati të tëra.
"Më shumë se 120 zjarrfikës janë në vendngjarje", njoftoi prefektura Aude, duke shtuar se priten përforcime nga prefekturat fqinje dhe se operacionet ishin duke u zhvilluar për të siguruar ndërtesat e dëmtuara.
Midis të plagosurve ishte një grua shtatzënë e cila u lëndua kur një pjesë e shtëpisë së saj u shemb mbi të. Videot qw po qarkullojnw në rrjetet sociale treguan një vorbull të fuqishme që kalonte nëpër disa komunitete në zonë. Shërbimi francez i motit Météo-France tha se erërat deri në 117 kilometra në orë u regjistruan në fshatin e afërt Arquet-en-Val.
Autoritetet franceze kishin vënë zona të mëdha të jugperëndimit të vendit në alarm portokalli për stuhi, ndërsa shumë zona përjetuan ndërprerje të energjisë elektrike dhe probleme serioze me udhëtimin.
Probleme në trena, rrugë dhe aeroporte
Stuhitë që goditën Francën jugore kanë shkaktuar ndërprerje të mëdha në rrjetin e transportit. Trenat u vonuan, rrugët u mbyllën dhe vonesa dhe anulime fluturimesh u raportuan në aeroportet e Bordeaux, Marseille, Nisës dhe Tuluzës, madje edhe në Paris, sipas Ministrit të Transportit Philippe Tabaro.
Në Aude, organizatorët anuluan fazën e tretë të turit çiklistik Vuelta a España që po zhvillohej në rajon, pasi breshëri i madh i detyroi çiklistët të kërkonin strehim. Që nga ora 19:30, rreth 2,800 familje në dhjetë komuna në Aude mbetën pa energji elektrike.
Mesatarisht, Franca regjistron disa dhjetëra tornado çdo vit. Sipas Météo-France, ende nuk është e qartë se deri në çfarë mase ngrohja globale po ndikon në frekuencën ose intensitetin e fenomeneve të tilla.


