Sulmohet me dron një autobus, 12 persona humbin jetën, plagosen shtatë të tjerë

Bota

Sulmohet me dron një autobus, 12 persona humbin jetën, plagosen

Të paktën 12 persona kanë humbur jetën dhe shtatë të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi me dron rus pranë një autobusi në Ukrainën lindore, kanë bërë të ditur autoritetet lokale.

Sulmi ndodhi në rrethin e Pavlohradit, sipas shefit të administratës ushtarake rajonale, Oleksandr Ganzha.

Në një njoftim në Telegram, Ganzha tha se autoritetet janë duke hetuar rrethanat e ngjarjes, ndërsa në rajon ishte shpallur alarm ajror në momentin e sulmit. Kompania energjetike DTEK konfirmoi se autobusi po transportonte punëtorët e saj nga një minierë.

Ndërkohë, sulme të tjera me dron janë raportuar edhe në zona të ndryshme të vendit. Të paktën nëntë persona u plagosën herët të dielën, përfshirë gjashtë në një maternitet në Zaporizhzhia, ku dy gra po i nënshtroheshin ekzaminimeve mjekësore në momentin e goditjes.

Autoritetet njoftuan gjithashtu se tre persona janë vrarë në sulme të ndara në rajonin jugor të Khersonit dhe në qytetin qendror të Dnipros/CNN

ME TE LEXUARAT