Netanyahu: Nuk i kam kërkuar kurrë leje Trump për të sulmuar Iranin

Bota

Netanyahu: Nuk i kam kërkuar kurrë leje Trump për të sulmuar

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se nuk i kërkoi kurrë leje Presidentit të SHBA-së Donald Trump për të sulmuar Iranin vitin e kaluar.

“Unë thjesht e informova. I thashë se do të shkojmë në Iran sepse nuk do të ulem e të pres armiqtë tanë që haptazi, me zë të lartë, deklarojnë se duan të na shkatërrojnë, dhe edhe ju (Amerika), meqë ra fjala. Unë nuk do ta lejoj këtë. Dhe për këtë arsye vepruam. Nuk kërkova leje”, tha Netanyahu në një fjalim në konferencën Muni Expo në Tel Aviv, raporton Times of Israel.

Vlerësohet se këto komente nga Netanyahu kanë për qëllim konfirmimin e pavarësisë strategjike të Izraelit në mes të tensioneve midis Izraelit dhe SHBA-së për shkak të përpjekjeve të vazhdueshme të Trump për të arritur një marrëveshje me Iranin, por edhe shqetësimeve izraelite në lidhje me kufizimet e SHBA-së mbi lirinë e veprimeve ushtarake izraelite, sipas portalit izraelit.

ME TE LEXUARAT