Negociatat me Iranin, JD Vance zhvillon takim me kryeministrin e Katarit

Bota

Negociatat me Iranin, JD Vance zhvillon takim me kryeministrin e Katarit

Zv.presidenti i SHBA-së, JD Vance, është takuar këtë të premte me kryeministrin e Katarit në kuadër të përpjekjeve diplomatike për negociatat me Iranin.

Sipas një zyrtari amerikan, Katari po shërben si një kanal i rëndësishëm komunikimi mes Uashingtonit dhe Teheranit për arritjen e një marrëveshjeje që mund të ndalojë konfliktin në rajon.

Lajmi u publikua fillimisht nga gazetari Barak Ravid për median Axios.

Ndërkohë, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi më herët se SHBA pret ende përgjigjen e Iranit ndaj propozimit amerikan për armëpushim.

“Shpresojmë që përgjigjja e Teheranit të çojë drejt negociatave serioze”, tha Rubio gjatë një deklarate nga Roma.

ME TE LEXUARAT