Mossadi, mesazh për iranian: Nëse keni informacion në lidhje me industrinë bërthamore të Teheranit, na kontaktoni

Bota

Mossadi, mesazh për iranian: Nëse keni informacion në lidhje me

Agjencia e Inteligjencës izraelite, Mossad, ka dërguar një mesazh në persisht, ku u ka kërkuar të gjithë iranianëve që mund të kenë informacione mbi industrinë bërthamore të Teheranit, t’i kontaktojnë.

"Nëse keni qasje në informacion në industrinë bërthamore, na kontaktoni. E ardhmja juaj është e garantuar me ne", thuhet në mesazhin e Mossad në persisht.

Ky mesazh i Mossad në persisht është shpërndarë në rrjetin social Telegram dhe që i drejtohet qytetarëve iranianë.

Ftesa, të cilën Ynet raportoi se u transmetua në një kanal që besohet të jetë afër shërbimeve të inteligjencës izraelite, u kërkon informatorëve të mundshëm t'i kontaktojnë ata nëpërmjet një "kanali të sigurt"./Shqiptarja

ME TE LEXUARAT