Mbi 3 mijë protestues të vrarë që nga fillimi i protestave antiqeveritare në Iran

Bota

Mbi 3 mijë protestues të vrarë që nga fillimi i protestave

Të paktën 3,428 protestues janë vrarë në Iran që nga fillimi i lëvizjes antiqeveritare, njoftoi sot organizata joqeveritare, Iran Human Righs. IHR raportoi gjithashtu raportoi për më shumë se 10,000 arrestime.

Organizata tha se rritja e numrit të viktimave krahasuar me numërimin e mëparshëm është përditësuar me informacionet e reja të marra nga burime brenda ministrive iraniane të shëndetësisë dhe arsimit.

“Ky numër është një minimum absolut”, paralajmëron OJQ-ja, duke vënë në dukje se ka marrë raporte dhe dëshmi të reja që demonstrojnë më tej shkallën e dhunës në Iran.

ME TE LEXUARAT