Lufta/ Ukraina sulmon në detin Kaspik anijen me ngarkesa nga Irani!

Sulmet ukrainse lanë të paktën tetë persona të vrarë, përfshirë dy fëmijë, në rajonin ukrainas të Zaporizhias të pushtuar nga forcat ruse.
Shifrat u deklaruan nga guvernatori i emëruar nga Rusia në këtë rajon, i cituar nga agjencia zyrtare ruse TASS.
Gjatë natës, forcat ruse kanë kryer një sulm të ri i dyti brenda 24 orëve ndaj qytetit Sloviansk, në Donjetsk, duke plagosur të paktën 15 persona mes të cilëve edhe një 15-vjeçar.
Një ditë më parë, bombardimet e rusëve vranë 5 persona dhe plagosën 9 të tjerë.
Të paktën tre persona vdiqën në Sumy, në verilindje të Ukrainës, si pasojë e një sulmi të ri masiv rus. Sipas Ukrinform, në shënjestër kanë qenë infrastruktura civile dhe zonat pranë ndërtesave të banimit.
Ukraina në valën e sulmeve të natës lëshoi drone me rreze të gjatë në Jekaterinburg. Qyteti ndodhet në vijë ajrore rreth 1.700–1.800 kilometra larg pjesës më të afërt të kufirit ruso-ukrainas.
Presidenti ukrainas Zelensky tha këtë të shtunë se ushtria në sulmet me rreze të gjatë në ujërat e Detit Kaspik kishte goditur anije që ishin të përfshira në transportin e ngarkesave ushtarake nga Irani, si dhe një anije luftarake.


