E mori peng pasi i vrau prindërit, momenti kur policia shpëton ish-gruan nga 35-vjeçari në Roskovec

Janë publikuar pamjet e momentit kur policia arrin të shpëtojë 24-vjeçaren Rozalinda Plaka, e cila mbahej peng nga 35-vjeçari Refit Buzi pas ngjarjes së rëndë të ndodhur një ditë më parë.
Në video shihet momenti kur efektivi i policisë afrohet dhe merr vajzë nga makina ku Buzi e mbajti disa orë pas largimit nga vendi i krimit.
Ngjarja e rëndë u regjistrua në orët e para të mëngjesit, kur Refit Buzi vrau me armë gjahu ish-vjehrrin e tij, Kosta Plaka, 58 vjeç, si dhe plagosi ish-vjehrrën, Belere Plaka, rreth 51 vjeçe, e cila ndërroi jetë në spital disa orë më vonë.
Pas krimit, autori u largua me automjet së bashku me ish-bashkëshorten e tij, Rozalinda Plaka, të cilën më pas e la të lirë. Disa orë më vonë, 35-vjeçari i dha fund jetës.


