Të nxitur nga një trend në rrjetet sociale, adoleshentët rrahin për vdekje 45-vjeçarin

Bota

Të nxitur nga një trend në rrjetet sociale, adoleshentët
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Binghamton të New York-ut, ku pesë adoleshentë të moshës 13 deri në 15 vjeç dyshohet se kanë rrahur për vdekje një burrë të pastrehë, në kuadër të një trendi alarmant në rrjetet sociale që promovon sulmet ndaj personave në nevojë dhe publikimin e videove online.

Viktima, 45-vjeçari Peter Benedham, u sulmua mbrëmjen e 27 prillit në zonën mes rrugëve Carroll dhe Henry dhe u dërgua në spital në gjendje kritike.

Fillimisht, katër të mitur u arrestuan me akuzën për tentativë vrasjeje, por pas vdekjes së Benedham më 5 maj, akuzat ndaj tyre u ndryshuan në vrasje të shkallës së dytë.

Sipas autoriteteve, familja e viktimës vendosi të ndërpriste aparaturat që e mbanin në jetë, ndërsa autopsia konfirmoi se vdekja ishte pasojë e dhunës së ushtruar ndaj tij.

Një i dyshuar i pestë, vetëm 13 vjeç, u arrestua një ditë më vonë në Whitney Point.

Ngjarja ka shkaktuar zemërim dhe tronditje në komunitet, ndërsa qindra persona morën pjesë në një vigjilje për të nderuar viktimën.

ME TE LEXUARAT