VIDEO/ Ishin nisur drejt Lionit, tifozët grekë përfshihen në aksident. 6 të vdekur, 3 të plagosur

Bota

VIDEO/ Ishin nisur drejt Lionit, tifozët grekë përfshihen në

Gjashtë persona humbën jetën në një aksident trafiku në Qarkun Timiş të Rumanisë. Raportohet se tre të tjerë u plagosën dhe janë shtruar në spital në gjendje kritike, ndërsa gjendja e njërit konsiderohet serioze.

Mediat e huaja raportojnë se viktimat janë tifozë të PAOK-ut, skuadër futbolli greke, të cilët po udhëtonin drejt Francës.

Policia e Timiş njoftoi se kontrollet fillestare në vendngjarje tregojnë se shoferi i furgonit u përpoq të parakalonte. Në përpjekje për t’u kthyer në korsinë e tij, ai goditi një kamion dhe më pas u përplas me një kamion tjetër, i cili po udhëtonte në drejtim të kundërt.

Kujtojmë se pas dy ditësh kjo skuadër do të përballej me ekipin e Lionit.

 

 

ME TE LEXUARAT