Gjobitet TikTok-u pasi akuzohet për përpunimin e paligjshëm të të dhënave të adoleshentëve

Autoriteti i mbrojtjes së të dhënave (ANDP) i Brazilit ka gjobitur kompaninë mëmë të TikTok, ByteDance, me 29.81 milionë dollarë për shkelje të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave, sipas një vendimi të botuar në Gazetën Zyrtare të Qeverisë.
ANDP tha se dega lokale e ByteDance të Kinës përpunoi të dhëna personale të adoleshentëve të moshës 13-18 vjeç pa një bazë të vlefshme ligjore.
Autoritetet braziliane po shtojnë kontrollin e masave të platformave online për të mbrojtur fëmijët dhe adoleshentët, pjesë e një trendi më të gjerë global në të cilin vende si Australia, Franca dhe Kina po vendosin ose po shqyrtojnë rregulla më të rrepta për përdorimin e mediave sociale nga të miturit.
Më 12 gusht, ANPD i kishte urdhëruar platformës Discord të pezullonte programet e transmetimit për shkak të shqetësimeve rreth ekspozimit të fëmijëve dhe adoleshentëve ndaj përmbajtjes së dëmshme.
Vendimi i sotëm kërkon që ByteDance të fshijë të dhënat personale të adoleshentëve, përfaqësimi ose ndihma ligjore e të cilëve nuk është rregulluar brenda 60 ditëve pune dhe të njoftojë palët e treta me të cilat i ka ndarë të dhënat.
Kompania duhet të paraqesë gjithashtu një raport teknik të nënshkruar nga zyrtari i saj i mbrojtjes së të dhënave, së bashku me regjistrat e sistemit që tregojnë përputhshmërinë, brenda pesë ditëve pune nga afati fillestar.


