Tërmet në Qarkun e Fierit/ Lëkundjet ndihen në Lushnje dhe Elbasan, ja sa ishte magnituda

Aktualitet

Tërmet në Qarkun e Fierit/ Lëkundjet ndihen në Lushnje dhe

Një tërmet është regjistruar pasditen e sotme në qarkun e Fierit, rreth orës 15:37, duke shkaktuar lëkundje të ndjera nga banorët e Lushnjës dhe Elbasanit.

Sipas të dhënave të autoriteteve, epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 1 kilometër në verilindje të qytetit të Lushnjës.

Lëkundja ka pasur magnitudë 3.8 dhe është regjistruar në një thellësi prej 10 kilometrash.

Banorë të Elbasanit kanë raportuar gjithashtu se kanë ndier lëkundjet.

Deri në këto momente, nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale.

Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës.

ME TE LEXUARAT