Franca i përgjigjet Presidentit Trump: NATO nuk është projektuar për operacione në Ngushticën e Hormuzit
Lajmifundit
/
1 Prill 2026, 19:11
Bota

Zëvendësministrja franceze e Ushtrisë, Alice Rufo, deklaroi se NATO nuk është projektuar për të kryer operacione në Ngushticën e Hormuzit.
"Është një aleancë ushtarake që merret me sigurinë e rajonit euroatlantik. Nuk është projektuar për të kryer operacione në Ngushticën e Hormuzit", tha ajo, duke shtuar se një veprim i tillë mund të shkelë të drejtën ndërkombëtare.
Deklaratat e saj erdhën pas kritikave të ashpra të Presidentit amerikan Donald Trump ndaj shteteve të NATO-s dhe veçanërisht Francës, për të cilat tha se nuk ndihmuan SHBA-në në luftën kundër Iranit./Shqiptarja


