Çfarë po ndodh në Gjermani? MBYLLET aeroporti i Berlinit, shkak akulli i zi

Bota

Çfarë po ndodh në Gjermani? MBYLLET aeroporti i Berlinit, shkak

Aeroporti i Berlinit-Brandenburgut është mbyllur mëngjesin e sotëm për të ngricave që kanë përfshirë pistën.

“Për shkak të akullit dhe shiut që vazhdon, aktualisht nuk janë të mundura ngritje ose ulje në Aeroportin e Berlinit “, njoftuan autoritetet.

Ndërkohë ekipet tokësore të aeroportit po bëjnë përpjekje për të hequr akullin e zi (një sipërfaqe akulli e lëmuar, pothuajse e padukshme dhe shumë e rrëshqitshme) nga pista e aeroportit dhe zonat e tjera ku ata operojnë.

Megjithatë situata mbetet ende problematike, por pa sukses dhe sipërfaqet aktualisht janë jashtëzakonisht të rrëshqitshme.

Mbetet e paqartë se kur do të jetë në gjendje të rifillojnë fluturimet. Ngritjet dhe uljet në aeroport ishin pezulluar dje, të enjten, në mbrëmje për shkak të akullit të zi.

ME TE LEXUARAT