Çfarë po ndodh ?/ Kaos në fluturime në disa aeroporte, raportohen vonesa dhe ndërprerje
Lajmifundit
/
21 Shtator 2026, 16:55
Bota

Të paktën katër aeroporte kryesore në Mbretërinë e Bashkuar janë prekur nga ndërprerje të fluturimeve, sipas të dhënave të platformës së gjurmimit FlightRadar24.
Problemet janë raportuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Belfastit në Irlandën e Veriut, Aeroportin Ndërkombëtar të Glasgow në Skoci, si dhe në aeroportet e Newcastle dhe Leeds Bradford në veri të Anglisë.
Ndërkohë, janë raportuar edhe vonesa në Aeroportin e Mançesterit dhe në Aeroportin e Qytetit të Londrës.
Sipas NATS, ofruesit britanik të shërbimeve të navigimit ajror, aeroportet në jug të Mançesterit janë kryesisht të paprekura nga ndërprerjet.


