Delfinët “vjedhin” skenën në filmin e ri ‘Odisea’, momenti i papritur u kap nga kamerat IMAX

Bota

Delfinët “vjedhin” skenën në filmin e ri

Një moment i papritur gjatë xhirimeve të filmit “Odisea” të regjisorit Christopher Nolan është kthyer në një nga temat më të komentuara në rrjet.

Bëhet fjalë për një skenë ku shfaqen delfinët, të cilët, sipas një anëtari të ekipit të produksionit, nuk ishin planifikuar të ishin pjesë e filmit.

Sipas tij, gjatë xhirimeve në det, delfinët u shfaqën papritur dhe ekipi vendosi të vazhdonte regjistrimin, duke arritur të fiksonte momentin në kamerë.


“Po xhironim një pamje nga afër. Matt Damon po shikonte në drejtimin nga po shkonte anija dhe një delfin kërceu përmes kuadrit. Sinqerisht, ishte e pabesueshme. Diçka e tillë nuk mund të ndodhte kurrë në një rezervuar studioje. Për fat të mirë, kishim atë kamerë të madhe IMAX dhe arritëm ta kapnim momentin”, u shpreh ai.

Filmi “Odisea”, i bazuar në veprën epike të Homerit, ndjek udhëtimin e Odiseut pas Luftës së Trojës. Prodhimi është realizuar kryesisht në peizazhe natyrore dhe është karakterizuar nga kushte të vështira xhirimi.

Përdorimi i ambienteve reale është një nga elementët dallues të stilit regjisorial të Christopher Nolan, i cili vazhdimisht ka zgjedhur lokacione autentike dhe efekte praktike për t’i dhënë filmave të tij më shumë realizëm dhe për të ofruar një përvojë sa më të afërt me realitetin për publikun.

ME TE LEXUARAT